Longo “vendos duart në kokë”, titullari i skuadrës mbyll sezonin para kohe

schedule12:15 - 30 Mars, 2022

schedule 12:15 - 30 Mars, 2022

Një lajm aspak i mirë për skuadrën e Kukësit, ku dëmtimi i titullarit të skuadrës ka alarmuar të gjithë stafin e verilindorëve.

Klubi ka konfirmuar  se Angelo Tafas se pësuar  një dëmtim të rëndë, i cili pritet ta lërë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Gardiani i verilindorëve ka thyer meniskun lateral dhe priten ekzaminimet e mëtejshme për të mësuar dhe kohën që do i duhet për tu rikuperuar.

Sipas analizave paraprake mësohet se 21-vjeçari do t’i duhet minimalisht një muaj e gjysmë deri në tre muaj larg fushës së lojës, që rrjedhimisht nëse konfirmohet diçka e tillë do të thotë se portieri i verilindorëve të mbyllë para kohë sezonin.

Ky është një lajm i keq për trajnerin Diego Longo, i cili e kishte Tafasin të preferuarin e tij, pasi ka qenë një nga titullarët e verilindorëve në të gjitha ndeshjet, ku me pritet e tij ka qenë një pikë kyçe në skuadrën verilindore.

Vendin e Tafas vendin mes shtyllave pritet që ta marrë Dashamir Xhika. Kukësi aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Abissnet Superiore me 43 pikë dhe synon që të arrijë zonën evropiane deri në fund të edicionit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!