Pas fitores së Kukësit 0-1 në Air Albania ka folur trajneri verilindor Longo për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.
“Nuk e di nëse është dashuri. Por është një ndjenjë që unë ndihem vetë shumë i afërt me lojtarët. Po bëjmë mirë dhe për këtë ndihem shumë i lumtur. Nuk luajmë vetëm, kemi edhe një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë. Por ka momente gjatë sezonit kur duhet të dish të vuash. Sot vuajtëm sepse na duheshin 3 pikët. Nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë gol.
Ndryshimet mes Ksanthit dhe Kukësit? Nuk është shumë e ngjashme. Mentaliteti ndoshta po, por loja jo. Te Ksanthi kishim më shumë mbajtje topi, ndërsa këtu përdorim më shumë vertikalizime. Sa i përket presidentëve e doja presidentin e Ksanthit, siç e dua Safetin tani. Janë shumë të apasinuar.”.