Kukësi do të përballet më Laçin në “Air Albania”, një sfidë e cila do fillojë në orën 13:45 dhe është e vlefshme për javën e 12-të të kategorisë superiore.
Verilindorët do të kërkojnë fitoren për të mos lejuar Tiranën të vazhdojë shkëputjen në vendin e parë, dhe për këtë Diego Longo është shumë i qartë, teksa vazhdimisht kërkon nga lojtarët e tij maksimumin.
Në konferencën për shtyp, trajneri italian ka folur për përballjen me Laçin.
“Nuk trembemi nga Laçi, kemi gjetur balancën në lojë. Gjatë fazës së parë Laçi na barazoi për gabimet tona. Duhet të japim maksimumin duke ditur forcën që ka Laçi dhe të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Gjendja e ekipit është e mirë, kemi marrë Domin nga të rinjtë, por nuk është i vetmi. Forca jonë është grupi. Javë pas jave po rritemi dhe duhet të përmirësojmë disa gjëra në menaxhimin e ndeshjeve. Kam shumë besim te skuadra ime”, theksoi Longo.
Longo preku edhe çështjen e titullin, trofe i kërkuar vazhdimisht nga presidenti i klubit.
“Presidenti e kërkon titullin dhe jam shumë i lumtur, sepse është ëndërr dhe ambicie, por ne nuk jemi si ekipet e tjera. Vetëm tre lojtarë të Tiranës, që është ekip me traditë dhe me më shumë torfe, vlejnë sa i gjithë ekipi i Kukësit. Edhe Dinamo ishte për titull, por ja ku është tani. Unë nuk dua ta them, por nëse e fitojmë “ok”. Ne do të luftojmë ndeshje pas ndeshje, nëse vjen titulli, e mirëpresim”, përfundoi tekniku italian. /f.a/abcnews.al