Kukësi dhe Tirana do të përballen me njëra-tjetrën në Shkodër në stadiumin “Loro boriçi”, ora 19:45.
Në konfencën për shtyp para kësaj sfide trajneri i verilindorëve, Diego Longo, vlerëson maksimalisht përballjen me Tiranën, duke e konsideruar një kundërshtarë të fortë dhe që është skuadra për t’u mundur deri në këtë moment të superiores.
Tekniku i Kukësi tregoi edhe “recetën” e suksesit për këtë ndeshje që shpreson shumë që të jetë skuadra e tij fituesja e përballjes direkte me Tiranën, ndërsa “qan” që nuk luan në stadiumin e Kukësit “Zeqir Ymeri”.
“Është kundërshtar i vështirë, ndodhen në vendin e parë dhe dua të them që është skuadra për t’u mundur. Jemi gati të përballemi dhe të japim më të mirën, ashtu siç kemi bërë me skuadrat me të cilat kemi luajtur.
Nuk kemi presion. Mësuam që Teuta barazoi me Skënderbeun dhe tani që ende nuk kemi luajtur ndodhemi në vendin e dytë. Mendoj se jemi në një pozicion komod, para katër javësh askush nuk e mendonte se do të ishim në këto pozita, ndaj do të luajmë pa presion.
Kjo ndeshje fitohet me ekuilibër, përqendrim dhe dëshirë. Të jemi të këqij atëherë kur duhet. Është një kundërshtar që vështirë t’i gjesh një pikë të dobët dhe pa dyshim që duhet shumë punë për të mundur këto skuadra dhe duhet t’i përgjigjemi me të gjitha forcat tona.
Situata në ekip është shumë e mirë, pasi kemi punuar në të gjitha frontet, entuziazmi është i madh në një ndeshje të tillë. Shumë besim në vetvete dhe aspak presion, sepse nuk ka arsye. Më vjen keq që nuk mund të luajmë para tifozëve tanë, por shpresojmë që t’u japim një kënaqësi në këtë takim” deklaroi Longo. /f.a/abcnews.al