Kukësi luan ndaj Dinamos ndeshjen e javës së shtatë të “Abissnet Superiore”.
Para kësaj ndeshjeje trajneri i Kukësit, Diego Longo ka dalë në një konferenca për shtyp.
Sipas trajnerit Longo është një sfidë e vështirë përball një skuadre të ndërtuar mirë, dhe nuk nguron të thotë hapur që nesër vetëm fitorja i hyn në punë skuadrës së tij për të vazhduar të jetë në vendet e para të tabelës së klasifikimit.
“Dinamo është ngjitur këtë vit, por ka traditë. Ka një ekip të mirë. Mos të harrojmë që ka një ekip të mirë. Është një ekip që pretendon titullin kampion, por aktualisht është në presion. Nëse nuk fiton nesër, do jetë një problem për ta pasi ka bërë investime të mëdha.
Për sa i përket presionit të jashtëm, ata janë të detyruar të fitojmë. Ne jemi të detyruar të fitojmë vetëm për shkak të mentalitetit që kemi. Nuk ka më alibi. Duhet të bëjmë mirë dhe të kemi rezultate pozitive. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, deklaroi tekniku italian.
Sfida Dinamo-Kukësi zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45. /f.a/abcnews.al