Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në sfidën e luajtur në Kamëz, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit shqiptarë.
Pas ndeshjes Diego Longo ishte shumë i mërzitur për golin e anuluar për skuadrën e tij, gol i cili do t’i jepte edhe 3 pikët verilindorëve në këtë përballje.
Çfarë duhej të bënte ndryshe Kukësi? “Duhej të ndryshonte vetëm arbitri, nuk e di pse rezultati është 1-1. Janë gjëra që nuk varen nga unë, nuk e di çfarë bën Federata por duhej të ndryshojnë disa gjëra. Është e pamundur sepse ne mundohemi çdo ditë, nuk ka respekt. Nuk e di pse arbitri nuk shkoi te VAR, arbitri mund ta korrigjonte atë episod.
Ai është gol, edhe nëse është dorë, dora është e ngjitur me trupin. Kërkova sqarime nga delegati, por ai ofendoi personalisht. Po kthehet në një xhungël. Sa penalizohet Kukësi? Skuadra është në rregull, por nuk mund të luajmë njësoj në çdo ndeshje si në pjesën e parë. Në të dytën u munduam të luanim të sigurt, nuk mund të luajmë njësoj si Barcelona”.
Pse u largua Hila, a jeni të kënaqur me portierin? “Jam i lumtur për Çollarin sepse punon shumë dhe është shumë profesionist, edhe pse është pa eksperiencë. Nuk është e lehtë pa Tafën, por jam i lumtur me sjelljen e tij. Për ndeshjen e sotme do të duhet ta analizojmë. Hila është ende një lojtar i Kukësit, kam qenë i lumtur me të. Mund të jetë më i miri në kampionat, ose më i keqi varet nga ai. Tani po merr kohë të mendohet, është një djalë shumë i mirë. Është i dënuar me karton të kuq me katër ndeshje nga ndeshje e Kukësit U21”, u shpreh Longo. /f.a/abcnews.al