“Longo i çmendur pas pasimeve të shkurta”, Musta: Gabim rikthimi te Partizani

schedule16:48 - 6 Shkurt, 2022

schedule 16:48 - 6 Shkurt, 2022

Kukësi mori një fitore të rëndësishmë përballë Egnatias në sfidën e javës së 19-të të Abissnet Superiores.

Një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte edhe Emiliano Musta, i cili pas ndeshjes u shpreh se trajneri Diego Longo është i “çmendur” pas pasimeve të shkurta.

Mbrojtësi 30-vjeçar gjithashtu theksoi se kalimi të Partizani gjatë merkatës së verës ishte një gabim, ndërsa tani është shumë i lumtur që është pjesë e Kukësit.

“Kemi kaluar një javë të vështirë, por treguam që jemi ekip i madh që dimë të ringrihemi. E dominuam kundërshtarin dhe morëm një trepikësh shumë të artë. Pozicioni më i avancuar? Më ka kërkuar trajneri, tani luaj pak më përpara, edhe pse preferoj të luaj si mbrojtës i majtë, por afrimet e reja po mundohemi të ndihmojmë ekipin.

Goli i Ndrecës? Trajneri na kërkon shumë në stërvitje, është fans i çmendur i pasimeve të shkurtra. Fitoren e sotme, ia dedikojmë trajnerit tonë të përgatitjes atletike, Iris Selimit, i cili ka humbur vëllanë. Duam t’i qëndrojmë pranë në këto momente, kjo fitore është për të.

Largimi nga Partizani? Të them te drejtën, nuk dua të flas shumë për të shkuarën. Ishte gabimi im në verë që zgjodha Partizanin. Kam qenë edhe më parë por nuk më eci. Ishte një sfidë e imja, Partizani është ekip i madh, por tani jam i lumtur që jam pjesë e Kukësit.

Personalisht jam munduar të jap më të mirën. Pas largimit të stafit më thirri drejtori Olsi Rama dhe më tha: nuk je në planet e së ardhmes, pasi ke qenë ndër më të dobëtit. Nuk jam superstar në Superiore, por kam vite në futboll dhe kërkova zgjidhjen e kontratës. Më mirë kështu kur nuk ndihesh mirë diku”, deklaroi 30-vjeçari nga Elbasani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!