“Lombard Street”, gjegjësisht Rruga Lombard në San Francisko të SHBA-së, njihet si rruga me më shumë kthesa në botë, dhe për shkak të veçantisë së saj është shndërruar në një atraksion të madh turistik që vizitohet nga miliona njerëz çdo vit.
Rruga ndodhet në lagjen e pasur Russion Hill në qytetin San Francisko dhe ka deri në tetë kthesa të mprehta në një shtrirje prej 180 metrash.
Ajo u ndërtua në vitin 1922 me sugjerimin e pronarit, Carl Henry, i cili planifikoi t’i dhuronte rrugën qytetit dhe të krijonte një park atje.
Kthesat u bënë për të mbrojtur kalimtarët (këmbësorët) dhe për të ulur pjerrësinë natyrore të rrugës prej 27 për qind.
Rrugën e kalojnë 250 automjete çdo orë ndërsa të gjithë drejtuesve u rekomandohet të ngasin automjetin 8 kilometra në orë.
Gjatë bllokimit të trafikut, duhen deri në 20 minuta që një automjet të lëvizë në rrugë.