“Lokja e zemrës”, Besi uron Xhensilën për ditëlindje me fjalët më të bukura

schedule12:37 - 9 Prill, 2021

schedule 12:37 - 9 Prill, 2021

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 28-vjeçe. Ndërsa surprizën e parë e ka marrë në orët e para të mëngjesit nga gjysma e saj më e mirë, Bes Kallaku.

LEXO EDHE: Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen, Besi dhe Ajka i bëjnë surprizën e veçantë

Ai i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

Ndërsa pak minuta më parë, Besi i ka bërë një urim publikisht, duke postuar në Instagram një fotot të të dyve, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla.

“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”. 😂 @xhensilamyrtezaj”, ka shkruar aktori krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)