Lokali i fshatit në Babicë të Vlorës kthehet në klasë për nxënësit

schedule17:48 - 6 Tetor, 2021

schedule 17:48 - 6 Tetor, 2021

Nga Elton Nikaj

Në lokalin e fshatit Babicë të Vlorës, prej më shumë se një jave bëjnë mësim nxënësit e klasës së parë dhe të dytë. Shkolla e tyre po rikonstruktohet dhe parashikohet të përfundojë këtë muaj. Po deri ata herë mësimi do zhvillohet në ambientin ku konsumohet kafe dhe raki.

Sa do që mësuesit janë përpjekur ta improvizojnë këtë ambient në klasë afërsia mes dy grupeve të klasës së parë dhe të dytë sjell kaos.

Mësuesit Edi Meminaj tha se ju bind dëshirës së prindërve që kërkoni që fëmijët të mos shkonin deri në Vlorë.

“Prindërit bën zgjedhje, është për emergjencë. Sepse nuk donin t’i çonin larg. Gati këtë javë shkolla mbaron”.

Prindërit dhe gjyshet thonë se do dëshironin që t’i kishin fëmijët afër.

Ndërsa nxënësit e tjerë të shkollës 9 vjeçare ndjekin mësimet në shkollat e  Vlorës. Për mësimin në lokal Drejtoria e Arsimit nuk dha asnjë informacion se si lejon të bëhet mësim në kafene. /Abcnews.al