“Lokalet 2023”, Begaj thërret në Presidencë krerët e Grupeve Parlamentare për datën e zgjedhjeve

schedule10:55 - 4 Tetor, 2022

schedule 10:55 - 4 Tetor, 2022

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në Presidencë krerët e Grupeve Parlamentare. Mësohet se mbledhja me ligjvënësit do të bëhet për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve. Takimi do të jetë me të gjithë krerët e Grupeve Parlamentare përveçse me atë të Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Mëngjesin e së martës, kreu i shtetit u takua me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, nga grupi i Sali Berishës. Ndërkohë, të mërkurën, presidenti Begaj do të takohet në orën 18.00 me Enkelejd Alibeajn.

Kujtojmë se me kreun e shtetit u taku vetë kryeministri Edi Rama të hënën paradite. Automjeti i kryeministrit u pa i parkuar në ambientet jashtë presidencës ndërsa takimi ishte informal.

Takimi i së hënës shënonte edhe herën e parë që kreu i qeverisë takon Presidentin Bajram Begaj që pasi ky i fundit mori detyrën në krye të shtetit. /abcnews.al/