Lojtari pendohet pasi ndërron kutinë, shuma që ndodhej në të

schedule21:03 - 15 Qershor, 2022

schedule 21:03 - 15 Qershor, 2022

Vilson provoi fatin këtë të mërkurë në “Kutia 21”. Ai e nisi lojën duke larguar dy shuma të mëdha, 4 mijë dhe 1 mijë euro. Refuzoi ofertat nga bankieri pasi kishte ende në lojë 2 mijë dhe 10 mijë euro. Por dhe këtë shifër të fundit e largoi nga loja.

Ndërsa ende kishte mundësi për të marrë 2 mijë euro, ai vendosi që të ndërronte kutinë e qershisë me pjeprin. Në fund të lojës ngeli mes 20 dhe 350 eurove. Vilson u pendua me vendimin për të ndërruar kutinë pasi te ajo e qershisë që ndërroi kishte 350 euro.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!