Lojtari i Chelsea s’pranon largimin nga Londra, zgjidhja vjen nga Mourinho

schedule19:42 - 25 Shkurt, 2020

schedule 19:42 - 25 Shkurt, 2020

Lojtarë të ndryshëm ndodhen në vitin e fundit të kontratës me Chelsea dhe një prej tyre është Willian. Braziliani e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të vazhduar të jetë pjesë e skuadrës së Lampard.

Braziliani ofensiv mori disa kohë më parë nënshtetësinë britanike dhe familja e tij ndodhet për mrekulli në Londër. Gjithsesi, drejtuesit e “Bluve të Londrës” nuk po kujtohen për t’i ofruar rinovimin 31-vjeçarit.

Nga kjo situatë po tenton të përfitojë Tottenham. Mediat ishullore raportojnë se Jose Mourinho po bën çmos të bindë Willian. Të dy kanë punuar më parë te Chelsea dhe transferimi te Spurs i siguron lojtarin qëndrimin në Londër. /abcnews.al

 

Mourinho dhe Willian

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!