Lazio do të rikthehet të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe Igli Tare ka nisur punën për të përforcuar skuadrën. Garimi në disa kompeticione kërkon një kontigjent të pasur lojtarësh dhe vlonjati po mendon t’i dhurojë Inzaghit dy mesfushorë.
Il Messaggero zbulon dy emrat që po ndjek drejtori sportiv i klubit bardhekaltër. Ata janë Ruben Loftus-Cheek dhe Dominik Szoboszlai. I pari është 24 vjeç, luan me Chelsea në rolin e qendërmesfushorit dhe numëron 10 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren angleze.
Loftues Cheek ka vuajtur nga dëmtimet në vitet e fundit dhe kalimi në Serie A mund ta rikthejë në formën e tij më të mirë. I dyti është hungarez, në tetor feston 20-vjetorin dhe ka një kontratë deri në vitin 2022 me Salzburg.
Szoboszlai luan si qendërmesfushor dhe në krahun e majtë të mesfushës. Në vendin e tij cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj dhe numëron 1 gol të shënuar në 8 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren. Të dy lojtarët vlerëson me një çmim prej 20 milion eurosh. /abcnews.al