Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lojtarët shkodranë mund të ngrohin xhepat, premio për kualifikimin në finalen e Kupës

schedule11:23 - 13 Prill, 2022

schedule 11:23 - 13 Prill, 2022

Vllaznia do të kërkojë kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë në ndeshjen kundër Partizanit, takim që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:45.

Kuqeblutë e Elvis Plorit do të kërkojnë fitoren në këtë takim për të siguruar edhe kualifikimin në finale, pasi takimi i parë mes dy skuadrave ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Për të motivuar lojtarët drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë menduar që stafit dhe lojtarëve t’iu shpërndahet premio në rast se arrijnë finalen.

Sipas “Panorama Sport” se në rast kualifikimi futbollistëve dhe stafit do t’u shpërndahen 10 mijë euro. Në këtë mënyrë lojtarët dhe stafi i kuqebluve do të mbushnin xhepat nëse arrihet finalja, pasi drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë të shkojnë në europë dhe rruga më e shkurtër për të siguruar këtë është nëpërmjet Kupës, pasi në kampionat gara është shumë e fortë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!