Lojtarët e Partizanit pa një shpjegim për humbjen

schedule15:30 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 15:30 - 19 Dhjetor, 2017

Humbja 5-0 në Gjirokastër nuk ka kaluar pa u analizuar në klubin e partizanit por vetë lojtarët nuk dinë ti japin një shpjegim mungesës së lojës së tyre ndaj Luftëtarit. Rikthimi i Starovës ka gëzuar të gjithë por futbollistët në stërvitje nuk reflektojnë qetësi

 

Edhe pse pranojnë se kanë diskutuar me njëri tjetrin, lojtarët e partizanit nuk japin një shpjegim të arësyeshëm, të humbjes së rëndë në Gjirokastër. Në daljen e parë për shtyp, i takoi mrojtësit renato Malota të përballet me mediat.

Dite e zezë për ne, as ne nuk e morëm vesh si shkoi ashtu ajo ndeshje. Po të fusje edhe ekipin e të rinjve nuk do i pësonte 5 gola.

Në emër të futbollistëve të partizanit, malota shprehu kënaqësinë e vazhdimit të sezonit me trainerin Starova.

Ai disponon besimin e të gjithëve, kënaqësi që nuk ia pranuan dorëheqjen.

Starova ka filluar menjëherë përgatitjen për ndeshjen e fundit të vitit, kundër vllaznisë. Seanca në dukje ishte e qetë por në fytyrat e futbollistëve shihej qartë një shqetësim. Merkato e janarit dhe ndryshimet e mundshme në klubin e kuq ku mund te kete largime edhe te titullarëve sjellin mungesë qetësie mes lojtarëve të cilëve iu është kërkuar që nën drejtimin e starovës të grumbullojnë më shumë pikë se kundërshtarët në pjesën e mbetur të sezonit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!