Një episod tjetër racizmi në stadiumet e Serie A dhe përsëri viktima është një lojtari i Milanit. Pas Bakayoko dhe Kessie, të fyer nga tifozët e Lazios, këtë herë është radha e Mike Maignan.
Gjetë nxehjes para ndeshjes me Juventusin, një përson mallkoi dhe ofendoi portierin francez, duke e quajtur atë “majmun zezak”. Juve ka nisur procedurat për të identifikuar personin përgjegjës.
Videoja e asaj që ndodhi, e marrë me telefgon nga tifozët e tjerë dhe e hedhur në internet, shpejt u bë virale, duke krijuar një indinjatë të madhe. Një episode i tillë nga tifozët e Juventusit është regjistruar në vitin 2018 ndaj Koulibaly ku klubi e indentifikoi dhe dënoi personin përgjegjës.
Njoftimi i AC Milan:
“Përshëndetje të gjithëve, ne dëshirojmë të theksojmë se në lidhje me fyerjete mjerueshme raciste të drejtuar ndaj Mike Maignan në ndeshje paraprake Juventus-Milan, klubi Rossoneri dje kontaktoi menjëherë me Juventusin, cili tashme kishte filluar procedurat e hetimit për të identifikuar dhe dënuar përgjegjësit”. r.t/abcnews.al/