“Lojtarët e Man United si të dehur që donin sherr”, ish-kapiteni nuk përmbahet pas derbit

schedule10:06 - 7 Nëntor, 2021

schedule 10:06 - 7 Nëntor, 2021

Humbja në derbi “djeg” gjithmonë. Manchester United u shfaq i pafuqishëm në takimin shtëpiak ndaj Manchester City, që mori tre pikët falë suksesit 0-2 në “Old Trafford”.

Rezultati u vendos që në pjesën e parë, teksa Roy Keane, ish-kapiteni i famshëm i United, ka shpërthyer pas ndeshjes ndaj lojtarëve të skuadrës së Solskjaer.

“Futbollistët e United dukeshin si të dehur në fund të natës që kërkojnë sherr për mënyrën se si luajtën dhe si lëvizën në fushë.”

“E sotmja ishte humbje më e rëndë se ajo me Liverpool. United u shfaq inferior ndaj Cityt në çdo aspekt. Luajtën djemtë kundër burrave, e pabesueshme”, theksoi irlandezi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!