Një çështje e madhe ka dalë nga idetë e drejtuesve të FIFA-s së fundmi dhe ka krijuar shumë polemika. Bëhet fjalë për idenë e organizimit të Botërorit çdo dy vite.
Sergio Busquets, kapiteni i Barcelonës ka reaguar ashpër ndaj kësaj ideje për shkak të mbingarkesës së lojtarëve, që do u duhet të luajnë shumë ndeshje dhe ritmi do jetë i madh.
“Drejtuesit e lartë të futbollit dhe jo vetëm nuk kujdesen shëndetin e lojtarëve. Ata thjesht duan më shumë kompeticione dhe ndeshje. Lojtarët do të shpërthejnë me këtë ritëm”, tha mesfushori. /abcnews.al