Nuk arrijnë të luftojnë për trofe në turnetë e mëdha, ama me pak fat mund të sigurojnë një medalje olimpike.
Zelanda e Re ka nisur në mënyrë të mundshme aventurën në Paris 2024, teksa ka mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në “Allianz Riviera”, të Nisës përfaqësuesen e Malit, në dispilinën e futbollit.
Golat e fitores erdhën nga Garbett e Waine, në minutat 25’ e 76’, ndërsa për afrikanët ngushtoi barazoi shifrat përkohësisht Diaëara, por nuk mundën të bëjnë në shumë.
Ndërkaq, në përballjen tjetër mes Egjiptit dhe Republikës Domenikane gjithçka është mbyllur në barazim, me të dyja skuadrat, që kanë tentuar vazhdimisht të gjejnë golin, por nuk kanë mundur të finalizojnë siç duhet aksionet e tyre.
Pas përfundimit të këtyre sfidave është plotësuar edhe renditja në Grupin C, me Spanjën që udhëheq me 3 pikë pas fitores ndaj Uzbekistanit, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë Egjipti e Republika Domenikane. /i.m /abcnews.al