Lojërat Olimpike/ Tjetër medalje për Kosovën, Laura Fazliu siguron të bronztën në xhudo

schedule18:36 - 30 Korrik, 2024

schedule 18:36 - 30 Korrik, 2024

Janë padyshim ndër më të dalluarit në këtë disiplinë.

Pas “yllit”, Distria Krasniqi, e cila siguroi medaljen e argjendtë në peshën deri në 48 kg, të disiplinës së xhudos, një tjetër sportiste ka siguruar podiumin, këtë herë në peshën deri në 63 kg.

Bëhet fjalë për 23-vjeçaren nga Mitrovia, Laura Fazliu, e cila ka siguruar medaljen e bronztë pasi mundi në duelin finaln kroaten Katarina Kristo, të cilën arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve.

Xhudistja kosovare e nisi garën nga raundi i dytë ku fillimisht mposhti kinezen Tang Jing, ndërsa në çerekfinale Laura u mund nga xhudistja franceze, Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.

Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve, për të siguruar më pas medaljen e dytë olimpike përballë kroates. /i.m /abcnews.al

Postimi i Komiteti Olimpik të Kosovës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!