Lojërat Olimpike/ Shqipëria prek çerekfinalen, mundësi Zelimkhan Abakarov kalon pengesën e parë

schedule10:49 - 8 Gusht, 2024

schedule 10:49 - 8 Gusht, 2024

FRANCË– “Lojërat Olimpike” në Paris vijojnë të përçojnë emocione për sportdashësit në të gjithë botën. Mundësi rus, i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov ka mundur kundërshtarin e parë, duke kaluar Shqipërinë në çerekfinale.

Ai fitoi me përmbysje 7-6 përballë mundësit nga Guinea Bisau, Diamantino Iuna Fafe.

Raundi i parë folinë favor të sportistit afrikan, i cili e dërgoi rezultatin deri në 5-0. Por ky sukses nuk zgjati shumë pasi mundësi Abakarov reagoi fort duke përmbysur në raundin e dytë gjithçka, me një paraqitje spektakolare.

Me këtë rezultat, Shqipëria shpreson për medalje falë performancës së mundësit Zelimkhan Abarakov.

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë do të ndeshet në çerekfinale me rivalin indian Aman Sehraawat, për të vijuar rrugën drejt medaljes së parë historike të Shqipërisë në këto lojëra Lojëra Olimpike.

Përballja çerekfinale pritet të zhvillohet këtë të enjte, pas orës 13:00.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!