E pati rrugën ndoshta më të lehtë, por fituesi nuk gjykohet.
Skuadra e meshkujve në regbi i dha suksesin dhe krenarinë e parë Francës në Olimpiadën që po e organizon vetë, duke fituar medaljen e artë.
Ekipi me traditë në këtë sport të ashpër ia doli në finale ndaj skuadrës kombëtare të Fixhit, madje duke dominuar. Rezultati në fund ishte 28-7, dhe kjo tregon se finalja nuk pati asnjë histori.
Joseph, Grandidier, Dupont, Rebbadj, Riva dhe Barraque ishin më të dalluarit për kampionët e rinj olimpikë.
Franca e pati më të lehtë në çerekfinale ndaj Argjentinës, në një raund ku Zelanda e Re u eliminua nga Afrika e Jugut, gjithsesi “Gjelat” e treguan veten në katërshe duke mposhtur pikërisht afrikanojugorët, madje me diferencë të madhe, 19-5.
Kjo do të thotë se vendasit ishin skuadra më e mirë nga të gjitha, më e përgatitura e vendosur për të fituar medaljen e artë.
Medaljen e bronzit e fitoi Afrika e Jugut që mposhti Australinë 26-19 në finalen e vogël. /i.m /abcnews.al