Lojërat Olimpike Paris 2024, Argjentina “fshinë” Brazilin duke e lënë jashtë eventit të madh sportiv

schedule12:08 - 12 Shkurt, 2024

schedule 12:08 - 12 Shkurt, 2024

Humbje historike për Brazilin. Skuadra olimpike (nën 23 vjeç) humb 1-0 në Venezuelë kundër Argjentinës dhe i hiqet mundësia për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të ardhshme.

Brazili në fakt u eliminua nga grupi kualifikues, duke përfunduar në vendin e tretë me vetëm tri pikë. Një mungesë e madhe në Paris 2024, eventi i madh sportiv i verës së ardhshme

Hera e fundit që ekipi brazilian U-23 nuk u kualifikua në një edicion të Lojërave Olimpike ishte në vitin 2004. Ishte brezi i Maicon, Maxwell, Alex, Diego dhe Robinho. Në janar të atij viti humbja vendimtare ishte sërish 1-0, por kundër Paraguait.

Kombëtarja e trajnerit Menezes kishte grumbulluar tri pikë në dy ndeshjet e para, pasi kishte humbur me Paraguain, por kishte fituar ndaj Venezuelës. Takimi me Argjentinën ishte vendimtar për kualifikimin./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!