Lojërat Olimpike/ Festë si Ronaldo pas medaljes së artë, ekuadoriani Pintado imiton futbollistin

schedule20:16 - 1 Gusht, 2024

schedule 20:16 - 1 Gusht, 2024

Një fitore e madhe meriton edhe një festim special.

Brian Daniel Pintado i dhuroi Ekuadorit medaljen e parë të artë në Paris, duke triumfuar në garën e 20 kilometrave në ecje sportive dhe menjëherë sapo kaloi vijën e finishit, atleti ekuadorian preferoi të imitojë festën e golit të Cristiano Ronaldo.

Ky gjest është bërë viral, duke zbehur triumfin sportiv të Pintado, që në 20 kilometra ecje sportive shënoi kohën 1 orë 18 minuta e 55 sekonda, duke lënë pas brazilianin Caio Bonfim me medalje argjendi dhe spanjollin Alvaro Martin, që fitoi atë të bronzit.

Nuk kishte të njëjtën shpërndarje në rrjet, por sigurisht të njëjtën vlerë sportive.

Medalja e artë në garën e 20 kilometrave ecje sportive për femra u fitua nga kinezja Jiayu Jang, e cila përshkoi itinerarin në rrugët e Parisit për 1 orë 25 minuta e 54 sekonda.

Në vendin e dytë u rendit kampionia e botës në vitin 2023, spanjollia Maria Perez që fitoi medaljen e argjendit, ndërsa e bronzit u mor nga australiani Jemima Montag, që kaloi e treta vijën e finishit. /i.m /abcnews.al 

Festa e Pintado:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!