Lojërat Olimpike Dimërore, një sfilatë me atlete “hot”

schedule09:06 - 11 Shkurt, 2018

schedule 09:06 - 11 Shkurt, 2018

Gama e aspekteve që ofrojnë Lojrat Olimpike Dimërore është shumë e gjerë. Një prej aspekteve është bukuria e atleteve femra që marrin pjesë në to, të cilat jo pak herë kanë ekspozuar fizikun përpara objektivit të aparatit.

Sportdashësit që kanë vendosur të ndjekin Lojrat Olimpike Dimërore që zhvillohen në Korenë e Jugut do të kenë mundësi të shohin diçka më shumë sesa garat sportive. Përmes ekranit, ata do të kenë rastin të shijojnë edhe bukurinë e atleteve që marrin pjesë në këtë event, secila me karakteristikat e saj. Mediat ndërkombëtare kanë nxituar të bëjnë klasifikimin e 5 atleteve më të bukura, të cilat variojnë që nga nënshtetësia deri tek disiplinat sportive.

Kështu, në vend të parë qëndron Lindsey Vonn, skiatorja 33-vjeçare amerikane, e shpallur 4 herë kampione bote.

Pas saj vjen Dorothea Wierer, atlete italiane e sporteve në dëborë, sytë dhe linjat e të cilës kanë magjepsur të gjithë.


Nuk mungojnë bukuritë ekzotike. Afro-amerikania Aja Evans, në disiplinën e rrëshqitjes, i ka lënë pak vend imagjinatës në disa foto të publikuara më parë.

Nga Rusia vjen Alena Zavarzina, fituese e medaljes së artë në snowbord.

Një tjetër amerikane që ka bërë për vete meshkujt është patinatorja Ashley Wagner, që veç sportit duket se ka një dobësi edhe për nudizmin.

Ndërkohë, tifozët duket se kanë mbetur të zhgënjyer nga nxitëset e ardhura nga Korea e Veriut.

Të veshura me tuta të kuqe, ato thjesht kanë brohoritur në mbështetje të sportistëve koreano-veriorë dhe kanë përplasur duart. Një performancë kjo shumë ndryshe nga ato të simotrave amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!