Lojërat Olimpike/ Atletët e Koresë së Veriut dhe të Jugut pozojnë së bashku në një shfaqje uniteti

schedule15:11 - 1 Gusht, 2024

schedule 15:11 - 1 Gusht, 2024

Një foto e lojtarëve të pingpongut të Koresë së Veriut dhe të Koresë së Jugut në podiumin e medaljeve është bërë menjëherë virale. Disa e cilësuan këtë akt si një shfaqje të harmonisë së rrallë.

Koreja e Jugut fitoi medaljen e bronztë dhe Koreja e Veriut fitoi medaljen e argjendtë. Lojtari Lim Jong-hoon i Koresë së Jugut e festoi rastin duke nxjerrë një telefon për të bërë një foto.

Herë pas here, dy Koretë kanë formuar ekipe të unifikuara për garat sportive ndërkombëtare. Në Lojërat Olimpike të 2018 në PyeongChang të dyja vendet u paraqitën duke marshuar si një në ceremoninë e hapjes dhe duke luajtur si një ekip i vetëm në garën e hokejit mbi akull për femra.

Por, së fundmi gjërat kanë ndryshuar krejtësisht dhe tensionet në Gadishullin Korean janë rritur. Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë ende teknikisht në luftë. Lufta Koreane përfundoi në 1953 me një armëpushim dhe asnjë traktat paqeje nuk është nënshkruar kurrë.

Ceremonia e hapjes në Paris u shoqërua po ashtu me incidente pasi organizatorët i prezantuan gabimisht 143 lojtarët e Koresë së Jugut si koreano-veriorë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!