Lojërat Olimpike/ Argjentina shpëton në “frymën e fundit”, Spanja fiton ndaj Uzbekistanit

schedule17:56 - 24 Korrik, 2024

schedule 17:56 - 24 Korrik, 2024

Pritjes i erdhi fundi.

Mesditën e kësaj të mërkure ka nisur sfidat e fazës së grupeve sa i përket disiplinës së futbollit, në Lojërat Olimpike, Paris 2024, me sfidat Argjentinë-Marok e Uzbekistan-Spanjë, që kanë çelur siparin e turneut madhështor.

Kështu, “Bardhekaltërit” e Javier Mascherano nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2, përballë Marokut, në “Stade Geoffroy-Guichard”, të Sant-Etjenit. Për afrikanët realizoi një dopietë Soufiane Rahimi, ndërsa latinët u përgjigjën me Guliano Simeone, në minutat 68’ dhe Cristian Medina, në sekondat e fundit të lojës.

Në krahun tjetër “Furitë e Kuqe” spanjolle kanë mundur skuadrën e Uzbekistanit me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, me Marc Pubill e Sergio Gomez, që shënuan nga një gol në minutat 29’ e 62’, për të nxjerrë të pavlefshëm golin e Shomurodov, duke siguruar pikët e para të turnet. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!