Rrjetet e fibrave optike janë ‘sabotuar ‘ në të gjithë Francën, disa ditë pasi sabotimit të rrjetit hekurudhor, i cili shkaktoi kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.
Sipas informacioneve, gjatë natës, kabllot me fibra optike që kalonin pranë shinave dhe garantonin transmetimin e informacionit të sigurisë për drejtuesit e mjeteve (drita të kuqe, çelësa etj.) janë prerë dhe djegur në lokacione të ndryshme.
Fibre optic networks are ‘sabotaged’ across France – days after rail network arsonists sparked travel chaos on opening day of the Olympics https://t.co/K6ngdrOkU2 pic.twitter.com/sj4peFw6UB
— Daily Mail Online (@MailOnline) July 29, 2024
Megjithatë, Parisi, fokusi i Lojërave Olimpike 2024, nuk u prek nga sabotimi, shtoi i njëjti burim, duke theksuar se u prekën departamentet e Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.
/abcnews.al