Lojërat Europiane 2023, vendi i ynë përfaqësohet nga 11-të “shqiponja”

schedule09:12 - 9 Qershor, 2023

schedule 09:12 - 9 Qershor, 2023

Pothuajse 2 javë nga edicioni i tretë i Lojërave Europiane në Krakovë dhe Malopolska të Polonisë, të cilat do të mbahen nga 21 qershori deri më 2 korrik.

Ky eveniment sportiv do të shohë 48 shtete të cilat do të garojnë në 29 sporte të ndryshme në 253 evente gjithsej. Edhe Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Europiane 2023, ku 11 sportistë do të udhëtojnë drejt Polonisë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka publikuar kombëtaren kuqezi, ku do të garojë me 4 boksierë. Alban Beqiri, ish-medalisti botëror do të jetë një ndër boksierët pjesëmarrës, për të vijuar me Ardit Murjen, Redis Karajn dhe Gelian Rojkun. Massimo Mari do të mbrojë ngjyrat kuqezi në skermë, edhe pse një sport jo shumë i zhvilluar në vendin tonë.

Në karate do të jetë Alvin Karaqi, Marko Montanaro dhe Fjoralb Curri në padel, Manjola Konini në qitje, Jurido Cani në taekuondo dhe Fransua Shabani në teqboll.

Të gjitha sportet olimpike në këtë aktivitet do t’u ofrojnë mundësi kualifikimi sportistëve për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, veprimtarinë më të madhe botërore sportive që do të mbahet verën e ardhshme në kryeqytetin francez./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!