Lojëra fati në lokalin me qira, dy të arrestuar në Laç

schedule10:14 - 30 Gusht, 2024

schedule 10:14 - 30 Gusht, 2024

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia pasi organizonte lojëra fati në lokal.

Sipas policisë, 35 vjeçari Endrit Menga e kishte marrë lokalin me qira, brenda të cilit u gjetën 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë edhe një 31 vjeçar Xhulio Vela, që u kap në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient.

Ndërsa nën hetim është vënë pronari i lokalit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!