Lojëra fati në lokal, procedohet pronari në Vlorë

schedule10:20 - 25 Mars, 2021

schedule 10:20 - 25 Mars, 2021

Një 46-vjeçar në Vlorë është proceduar penalisht pasi organizonte lojëra fati në ambientet e lokalit të tij. Mësohet se 46 vjeçari A. K., kishte lojëra fati në ambientet e lokalit të tij në në lagjen “1 Maji” në Vlorë, duke fshehur edhe të  ardhurat.

Pas kontrolleve, policia sekuestroi 5 pajisje elektronike që përdoreshin për të ushtruar lojërat e fatit. Pronari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!