Një i ri është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi organizonte lojëra fati. Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë A.T., 25 vjeç.
Në bodrumin e një apartamenti që ai kishte marrë me qira në Peshkopi, u gjetën 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave. Gjithashtu, aty u sekuestruan çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.
Pas një kontrolli të mëtejshëm në apartament u zbulua se i riu kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Operacioni për kapjen e 25-vjeçarit u kodua “Monitori” dhe policia ka njoftuar se do të godasë çdo subjekt që ushtron aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit./abcnews.al

