Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lojëra fati dhe lëndë narkotike në lokal, arrestohet 35 vjeçari në Elbasan. Pranga dhe 9 klientëve

schedule10:48 - 26 Tetor, 2024

schedule 10:48 - 26 Tetor, 2024

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi e kishte përshtatur lokalin me qira për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Sipas policisë, në pranga kanë rënë edhe 9 persona të tjerë, të cilët u kapën mat duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

35 vjeçari, administrator i lokalit, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

7 nga klientët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ndërsa dy të tjerët për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!