“Lojë shahu me vdekjen”, Medvedev kërcënon Perëndimin: Shpërbërja e Rusisë do të sillte fundin e botës

schedule14:51 - 3 Shtator, 2022

schedule 14:51 - 3 Shtator, 2022

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka akuzuar Perëndimin se po luan një “lojë shahu me vdekjen” duke mbështetur Ukrainën, sipas The Guardian.

Medvedev, i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të përfitojnë nga konflikti për të shpërbërë Rusinë dhe se përpjekje të tilla mund të çojnë në fundin e botës.

“Ata po bëjnë gjithçka që institucionet shtetërore të Rusisë të mos funksionojnë,” tha ai. “Të privosh vendin nga qeverisja efektive, siç ndodhi në vitin 1991. Dhe, si rezultat, të eliminosh Rusinë nga fusha politike”.

Ai shtoi se përpjekjet e tilla janë jashtëzakonisht të rrezikshme,  sepse injorojnë një aksiomë të thjeshtë: “shpërbërja e dhunshme e një fuqie bërthamore është gjithmonë një lojë shahu me vdekjen”.

Ai gjithashtu e përshkroi arsenalin bërthamor të Rusisë si “garancia më e mirë për ruajtjen e Rusisë së Madhe”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!