Lojë dhe teknologji për 6-vjeçarët/ Tiranë, projekt pilot në klasat e para të disa shkollave

schedule14:44 - 28 Janar, 2024

schedule 14:44 - 28 Janar, 2024

Ndonëse kanë vetëm disa muaj që janë ulur për herë të parë në bankat e shkollët, këta fëmijë zhvillojnë mësim edhe në laboratorin e Teknologjisë së Informacionit.

Ata marrin po marrin njohuritë e para mbi teknkologjinë, duke mësuar mbi programin codeMonkey, i cili është perceptuar si lojë argëtuese me një personazh të animuar.

“Personazhi kryesor në platformën e kodimit është Kastori, njihen me jetën e Kastorit. Nëpërmjet sfidave ata ndihmojnë Kastorin që të ndërtojë digën. Njihen me komandat e para, njihen me sekuencat, ata i japin komandat Kastorit që ai të realizojë sfidën e duhur.”

Për mësuesen Alva Gjorga loja ndikon pozitivisht tek fëmijët pasi iu nxit atyre të menduarin kritik dhe të përgatiten sesi zgjidhin problemet.

“Çdo veprim që ata bëjnë te sfida duhet ta mendojnë përpara. Para se të realizojë sfidën ne bëjmë gjithmonjë parashikim. Kjo gjë i ndihmon edhe në jetën e përdisthme, edhe më vonë për lëndët e tjera që të kenë një strukturë për zgjidhjen e problemit.”

Por a eshte I pershtatshem ky program si lende shkollore per femijetr 6 apo 7 vjecare apo eshte mbingarkese per kete moshe?

“Fillimisht mendoja që ishte pak herët, por shoh që nuk ka ngarkesë, nuk i ngarkojmë me detyra, nuk e kanë me vlerësim si lëndë mësimore. E zhvillojnë të gjithë programin e TIK nëpërmjet lojës.”

Ky program që ka nisur si pilot po zbatohet në klasat e para në 300 shkolla publike dhe 40 private dhe në klasat e dyta në 100 shkolla në të gjithë vendin. Synohet që programi të marrë një shtrirje më të gjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!