14:07 | 29/02/202014:070

E hëna e 2 Marsit, do jetë dita e bastit politik të Ilir Metës, që ka në krah opozitën përballë Edi Ramës në vitin e shtatë si kryeministër. Përballë thirrjes së kreut të shtetit për një manifestim qytetar kundër qeverisë, Edi Rama shpalli ambicjen për mandatin e tretë. Këtë zhvillim të javës politike që po lemë pas na sjell Mimoza Kociu me Politika në ABC News.

Ka filluar numërimi mbrapsht për manifestimin e thirrur nga presidenti i Republikës për të hënën e 2 Marsit. Një lojë nervash po luhet pas kuintave dhe secila palë po ushtron presionin e saj. Ilir Meta po e zgjeron frontin antiqeveritar me zëra publikë, që pavarësisht preferencës ndaj politikanit, bashkohen me pretendimin e kreut të shtetit, se mazhoranca po tentohet të kapë Gjykatën Kushtetuese. Krah kauzës së presidentit u rreshtua PD, LSI e aleatët opozitarë, ndërsa përballë tyre Edi Rama po mban një pozicion publik shpërfillës. Por një matje forcash ndodh në distancë: kongresi tre ditor i socialistëve në pallatin e kongreseve, përballë zyrës së presidentit, e manifestimi i thirrur prej këtij të fundit, para zyrës së KM. Shkëlqen në këtë panoramë, qëndrimi i ndërkombëtarëve, për të mos u rreshtuar me asnjërën palë.

Po cfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

Në javën para manifestimit të thirrur prej tij, Ilir Meta i zëvendësoi konferencat për shtyp me komunikimin te përditshëm virtual intensiv me publikun. Që në krye të javës, publikoi ato që i quan hapat e grushtit të shtetit ndaj institucioneve, për të cilat sheh përgjegjës Km Rama. Nga vjedhja e zgjedhjeve në Durrës e Dibër, ku lakohen eksponentë të lartë socialistë, tek kapja e prokurorisë, e parlamentit që nxit injorimin e dekreteve të presidentit; tek vendoret një partiake të 30 qershorit; paketa antishpifje; paketa anti kck, tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese e deri tek ajo për shkarkimin e kreut të shtetit, janë provat, që sipas Ilir Metës duhet të bashkojnë qytetarët në manifestimin e 2 Marsit.

Por përkundër manifestimit, gjatë të cilit ka premtuar të nënshkruajë një dekret, që mbetet mister, ka institucione ku kreu i shtetit beson. Kështu, pas kreut të KED Ardian Dvorani, presidenti paditi në prokurorinë e Posacme SPAK, ministren e drejtësisë, sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së drejtësisë e drejtoren e qendrës së botimeve zyrtare, për shkak të botimit të renditjes së kandidatëve të KED për anëtarë të GJK në Fletoren Zyrtare, një akt që nuk parashikohet në ligj.

Efekt shqiponja

Për atë akt renditi 4 akuza penale nga shpërdorimi i detyrës, ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, falsifikim i dokumenteve e përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore, për ministren Etilda Gjonaj e dy zyrtarët e tjerë. I dha peshë duke e dorëzuar vetë padinë në SPAK.

Ne po vlerësojmë prova të tjera që disponojmë dhe që po na vijnë dhe persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin jo vetëm të kësaj tentative së grushtit të shtetit por edhe përpjekjes për ta përfunduar me ligjin anti-kushtetues për të kthyer gjykatën kushtetuese, nga kjo bandë tepër e rrezikshme.

Ministrja e drejtësisë reagoi virtualisht, duke mos iu referuar akuzës së Metës, por duke e shigjetuar politikisht kreun e shtetit.

(Voice over) mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend.

(vetëm ilustrim Blushi) Tirada nuk i vonoi nga zëdhënësi i Presidentit. Nga ana e tij Meta vijonte inkurajimin virtual në formë mesazhi se “Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli.”, duke sjellë si ilustrim, edhe vonesën në trajtimin e padisë së tij ndaj Ardian Dvoranit.

(voice over) Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten.Ndaj vendosi të ngutet në panik të miratojë në mënyrë të pabesë ligjin anti-kushtetues “Të betimit buzë Lanës” një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias

Eshtë momenti kur PD nis të qartësojë pozicionin e vet në mbështetje të thirrjes së Ilir Metës.

(fragment Juxhini) Përmes një mesazhi telefonik, Partia Demokratike ka njoftuar fillimisht kryetarët e saj të degëve dhe më pas edhe strukturat për të marrë pjesë në manifestimin e Presidentit në 2 mars. (Voice over) Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!….Në mesazhin e dërguar selia blu sqaron strukturat se pjesëmarrja e tyre në bulevard nuk do të jetë si një mbështetje politike ndaj kreut të shtetit, por si tregues i mbështetjes së Partisë Demokratike ndaj Kushtetutës. Por ndryshe nga protestat e organizuara nga PD, strukturat ftohen të vijnë në Tiranë vullnetarisht dhe jo në formë të organizuar.

Njëlloj edhe aleatët e Lulzim Bashës.

Sink Gon Duka

Sikletin më të madh e ka LSI, partia e themeluar nga Ilir Meta

Sink Vasili

Strategji apo jo, ishte ministrja e drejtësisë, e paditur nga Presidenti, që u shfaq për ta sulmuar.

Sink etilda

Vetë Edi Rama nuk u përfshi, të paktën publikisht. Në pamje të parë dukej se asgjë nuk duhej t’i prishte vëmendjen e lartë, që do merrte për shkak të vizitës në Moskë, edhe pse në cilësinë e kryesuesit të rradhës së OSBE. Rusia është një aktori kyc për sfidën që ka shpallur, Ukrainën, por edhe shteti ndaj të cilit rëndojnë sanksione ndërkombëtare për shkak të aneksimit të Krimesë. Ndryshe nga vizita në Ukrainë, ku takoi gjithë autoritetet më të larta të vendit, në Moskë, pati vetëm një takim të lartë, atë me diplomatin e karrierës Sergej Lavrov, i rikonfirmuar një muaj më parë në detyrën e ministrit të jashtëm, të cilën e mban prej vitit 2004. Fama e diplomatit me peshë të spikatur në nivel global, duket e kishte mbresuar Ramën, që admirimin me tone infantile nuk ia kurseu publikisht e në mënyrë të përsëritur, teksa emocionet përpiqej t’i mposhtte përmes batutave, të pazakonta për një takim aq specifik diplomatik, e që ndodhte për herë të parë.

Rama: është kënaqësi e vecantë të flasësh me një enciklopedi të gjallë të punëve me jashtë të Rusisë. Nuk është e thjeshtë të kalosh nëpër kapitujt por një lexim i jashtëzakonshëm. Faleminderit ministër për këtë.

Rama: është gabimi i fundit që do bëja të flisja para jush.

Rama:2 Do e shënoj në CV-në time, që njëherë kam korrigjuar ministrin Lavrov.

Lavrov anglisht: nuk e bëtë! Ju korrigjuat përkthyesen, jo mua!

Rama- e shikoni pra? Fantastike ta kem parasysh këtë, e të shmag pranimin e gabimeve të mia, duke fajësuar përkthyesin, c’ka e kam bërë në raste të mëparshme ministër, pra kemi dicka të përbashkët.

së fundi por jo për nga rëndësia, të kesh rast të takohesh sërish me ministrin e të vijosh të lexosh së brendshmi enciklopedinë e punëve të jashtme të Rusisë është një privilegj që jo kushdo mund ta ketë, prandaj faleminderit për këtë.

Rama: Ishte ajo apo përkthyesja që më kërkoi të marr situatën nën kontroll?

Lavrov: Ajo tha se ishte vetëm një mesazh

Rama- Jo jo, por ajo tha merr situatën nën kontroll

Lavrov: Ju e keni kontrollin e gjithckaje për këtë vit

Rama. Eh mirë, do të doja, por nuk e kam. E më mirë për ju ministër që nuk e kam.

Dukshëm oratoria mbetet pika e fortë e Edi Ramës e tiradat i aktivizojnë reagimin. I tillë ishte evidentimi nga Lavrov, i një përpjekjeje mes dy palëve vitin e kaluar në Moskë, u konstatuan vështirësi në bashkëpunim, pikërisht për shkak të aleancave perëndimore të vendit tonë. C’ka solli reagimin e fortë të KM.

Lavrov 06: Me Shqipërinë kemi një farë niveli të marrëdhënieve dypalëshe. Vitin e kaluar, bashkëkryetarët e Komisionit ndërqeveritar ruso-shqiptar për tregtinë, ekonominë dhe bashkëpunimin teknik e shkencor u takuan në prill 2019 në Moskë. Takimi tregoi se ekziston sigurisht potenciali për bashkëpunim konkret, por kufizohet nga fakti se Shqipëria i është bashkuar politikës së sanksioneve të BE. Kjo natyrisht nuk na pëlqen. Përvec ekonomisë e tregtisë, po zhvillohen lidhje kulturore e humanitare. Ka kërkesë të aplikantëve shqiptarë për arsimim në universitetet ruse. Kjo na pëlqen. Ne do jemi gati të rrisim numrin e kuotave pa pagesë. Në përgjithësi, ne jemi të interesuar të zhvillojmë marrëdhëniet me Shqipërinë. Ne jemi gati të bashkëpunojmë deri në atë masë që pala shqiptare të jetë e gatshme.

Rama14.50- Eshtë shumë i qartë pozicioni i Shqipërisë dhe imi si kryeministër. Ne jemi anëtarë krenarë të NATO-s dhe aleat krenar i SHBA e BE dhe ne qëndrojmë plotësisht në një linjë me miqtë tanë të mëdhenj, kur bëhet fjalë për cështje që ministri i përmendi si sanksionet. Njëkohësisht dua të them, se është shumë e qartë për ne, si kryesi e OSBE, e në njëfarë mënyre jemi përpjekur e do përpiqemi deri në fund që të mos jemi të përfshirë direkt me cështjen e Kosovës, sepse në këtë pikë nuk do kemi asnjë ndikim, por sic e përmendi ministri, dua të theksoj qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptare e timin si kryeministër: sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën, do jetë më mirë për të gjithë, e sigurisht për vetë Serbinë.

Lavrov – zoti kryeministër përmendi detyrimet që Shqipëria ka ndaj NATO-s e sidomos SHBA, si aleat I tyre. Ne e dimë dëshirën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së dhe ne e kuptojmë se ky është realiteti politik. Por ka shumë shembuj, dhe jam i sigurt se Shqipëria mund të jetë një prej tyre, se asnjë nga detyrimet që përmenda, nuk më ka penguar të zhvilloj marrëdhënie normale, të mira, të cilat sjellin përfitime reciproke në tregëti, investime dhe bashkëpunimin ekonomik në përgjithësi, e të më lejojnë të zhvilloj kontakte mes popujve në fushat humanitare, të kulturës, edukimit, duke promovuar kështu marrëdhënie të mira. Nuk shoh asnjë arsye që të mund të na pengojë të zhvillojmë një marrëdhënie të tillë.

Rama: Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj në NATO e BE, sepse jemi të detyruar, por sepse kemi zgjedhur këtë. Askush nuk na detyron. Atë kemi zgjedhur e jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.

Për atë qëndrim Edi Rama mori vlerësimet maksimale nga ambasadorja amerikane në Tiranë, si konfirmim i rrugës dhe aleancave të zgjedhura nga Shqipëria. Por teksa shprehte vullnetin për të mos e parë si armik Rusinë, spikati mungesa e përgatitjes për një takim të tillë. Informacioni i kryeministrit për historikun e marrëdhënies mes dy vendeve para 2013-ës, dukej se bazohej në komunikime verbale e jo në shkresa të shtetit shqiptar.

Rama- M’u tha nga ambasadori rus para se të vija këtu, se Shqipëria është i vetmi vend në planet, që nuk ka patur një telefonatë mes Tiranës e Moskës, prej shumë vitesh tha ai, por unë besoj qëkur Stalini iku, sepse kur Stalini ju la, edhe ne ju lamë ju, për t’i qëndruar besnik atij dhe ideologjisë së tij. Pra kjo tregon gjithcka. S’kishte më telefonata, vizita e takime, por pa dyshim kjo situatë mund të adresohet, sepse sinqerisht nuk besoj se Rusia është armik i kujtdo, me të cilin ne jemi përkrah. Nganjëherë është një konkurent kërcënues, PO, por jo një armik, e prandaj ne kemi shumë gjëra për të parë së bashku pa pretenduar të ndryshojmë , e pa pretenduar që Rusia të ndryshojë principet e veta. Ne jemi të qartë për këtë e Rusia gjithashtu, e kaq është, por pa dyshim që ne do përpiqemi.

Lavrov: Me gjasë statistikat e thirrjeve telefonike që ju cituat janë reale. Por sa më takon për takimet personale, në 2004, kur sapo isha emëruar ministër i jashtëm i Rusisë, unë vizitova Tiranën, gjatë së cilës nënshkruam me ministrin e jashtëm Islami, një traktat miqësie e bashkëpunimi. Nuk u ratifikua, sepse pala shqiptare thjesht e futi në dollap atë dokumet, e harroi atë. Por ekziston, është gati. Ne mund ta bëjmë efektive, dhe do kishim parime të qarta për bazamentin e marrëdhënies sonë. Gjithashtu jam i sigurtë se të paktën këtë vit, ne do të komunikojmë rregullisht. Përvec cështjeve të OSBE, mund të diskutojmë edhe cështje dypalëshe, që ju interesojnë ju dhe ne. Ne jemi gati për këtë!

Humbja në përkthim e emrit të ministrit të jashtëm të kohës Kastriot Islami, zbuloi se KM ishte nisur në atë takim pa asnjë informacion mbi historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Rama: Ne duhet të vazhdojmë komunikimin e më lejoni të them, PO, ishte një marrëveshje e nënshkruar mes jush dhe atij që sot është lideri i opozitës, që ishte ministër i jashtëm në atë kohë. Por duhet t’i qëndroj parimeve. Dicka e nënshkruar nga qeveritë e mëparshme nuk duhet të mos pranohet nga një qeveri tjetër, kështu që sapo të kthehem në vend do shoh me shumë kujdes këtë, e do ju jap një prove, se unë them cfarë bëj, e bëj cfarë them.

Padyshim që me kthimin në Tiranë e ka marrë më pas informacionin, se Sergej Lavrov i referohej vizitës së tij të 8 dhjetorit 2004 në Tiranë, e një traktati që kishte nënshkruar me ministrin e kohës të qeverisë Nano, Kastriot Islamin. Me siguri është informuar se edhe një tjetër ministër i jashtëm, Besnik Mustafaj i PD e kishte takuar Lavrovin në Moskë në prill 2006, në kuadër të diplomacisë ekonomike, për të tentuar sjelljen në Shqipëri të Gazpromit rus.

Të paktën publikisht, qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk ka ndryshuar ndër vite, pavarësisht realitetit të ri si shtet i pavarur, e njëlloj as i Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës, edhe përballë Moskës.

Sink Lavrov: Ka një rezolutë të Këshillit të Sigurimit 1244, me të cilën të gjithë kanë rënë dakord dhe u miratua unanimisht.  Ka një sërë marrëveshjesh mes Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE, përfshi ngritjen e komunitetit të bashkive serbe në Kosovë dhe zbatimi do ishte një hap i madh përpara, në sigurimin e të drejtave të qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Kjo marrëveshje është arritur të paktën 6 vite më parë. Prishtina refuzon ta përmbushë, prandaj ne do pranojmë cdo zgjidhje të pranueshme e të arritur mes Beogradit e Prishtinës. Ne po e inkurajojmë fort një dialog të tillë. Fatkeqësisht kolegët tanë të BE, që morën përsipër ndermjetësimin e këtij dialogu dhe arritën disa rezultate, përfshi atë që përmenda, ende nuk kanë finalizuar zbatimin e atyre marrëveshjeve. Ne do insistojmë që problemi i Kosovës të zgjidhet vetëm në bazë të marrëveshjeve, të cilat më pas duhet të aprovohen nga këshilli i sigurimit të OKB.

Rama: është e vërtetë cka thotë ministri se ka patur shumë aspekte të dialogut, të materializuara në marrëveshje, që kurrë nuk panë dritën e zbatimit dhe ia shpjegova ministrit, se ato janë pika ku duhet të rifillojmë procesin dhe ta kuptojmë, sepse kur bëhet fjalë për marrëveshje, unë mendoj se palët kanë fajësuar mjaft njëra tjetrën si zakonisht, por nuk do hyj atje për të thënë pala serbe nuk i ka përmbushur marrëveshjet apo dicka tjetër, sepse kjo nuk ndihmon. Për ta përmbyllur do doja të jepja ministrit opinionin tim, se vullneti i njerëzve nuk mund të ketë standard të dyfishtë, kur bëhet fjalë për të njohur apo jo atë cfarë vullneti i njerëzve sjell për popujt e për një popull si shqiptarët në Kosovë që kanë jetuar nën sundimin e shtetit, që nuk kishin zgjedhur vetë, praktikisht diktaturë, prandaj nuk e kuptoj pse të tjerët e patën të drejtën të shkonin në rrugë të tyre e për të patur shtetet e tyre, ndërsa Kosova nuk duhet ta ketë.

Në Tiranë, paqja politike e fillimvitit është prishur e protagonist ka Ilir Metën, të cilin Edi Rama po e shpërfill, të paktën publikisht. Por vëmendja e posacme iu lexua kur në prezantimin e planit të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk shmangu pyetjet e gazetarëve, për Ilir Metën, pavarësisht dukjes indiferente.

Në vitin e 7 si KM ka komoditetin të japë imazhin e një partie të bashkuar rreth tij, edhe përmes një kongresi rutinor të rinovimit të strukturave partiake. (efekt)

Ilir Meta e lexoi atë mesazh, e me nuhatjen e politikanit të sprovuar nuk iu shmang, por përcolli të vetin.

Dalja e Metës i kishte spostuar orarin e fjalimit Ramës në ditën e dytë të kongresit. Pak metra përballë, nga pallati i kongreseve, Rama e ngriti dorashkën e sfidës duke shpallur ambicjen politike: një mandat të tretë me rezultat plebishitar, dhe kujtesën të vetëve për peshën e tij.

Sink Rama: PS s’ka qenë kurrë më e fortë se ndonjëherë në 30 vjet, jo vetëm kaq por me nr më të madh të votave që ps ka ndërmarrë ndonjëherë…në raport me vetveten…në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm të jemi partia e parë por të kemi mbështetjen më të madhe popullore …dua 800 mijë vota për mandatin e 3 të ps…mandati i 3 për ta vendos si shtet e si ekonomi.

E hëna e 2 Marsit do jetë dita e bastit të madh politik, që ka protagonist Ilir Metën, i mbështetur edhe nga opozita, e përballë Edi Ramën që kërkon një mandat të tretë, i vetëm.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono