Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi, në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur për unifikimin e tregjeve. Ditën e sotme është hapur zyrtarisht panairi “Ëine Vision of the Open Balkans”.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka hapur ceremoninë. Të pranishëm kanë qenë kryeministri Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi.
Ajo që është vënë re ishte zbulimi i asaj që duket sedo të jetë logoja e re e nismës “Ballkani i Hapur”.
Logoja në fjalë është e ndërtuar me gërmat O dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë shkrirë në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë. /abcnews.al