Lobimi rus, Ristani: Dje u shkarkua gjatë seancës një nga prokurorët e dosjes së Bashës

schedule11:18 - 14 Janar, 2020

schedule 11:18 - 14 Janar, 2020

Sipas Arben Ristanit, Edvin Karanxha, një nga tre prokurorët që ka hetuar çështjen e lobimit rus të PD, është shkarkuar. I ftuar në studion e Abc News, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD,  një nga të akuzuarit u shpreh se prokurori mori dje një njoftim në seancë nga Prokuroria e Tiranës se është shkarkuar.

Sipas Ristanit ky është presion i qartë politik. “Përfaqësimi i akuzës në gjyq ishte një estradë e vërtetë. Prokurori që mbajti relacioni, me të mbaruar i vjen një shkresë nga drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës që e shkarkon, brenda seancës. Hyn sekretaria e gjykatës dhe njofton gjyqtarin që shkarkohet prokurorin (Edvin Karanxha) që sapo kishte mbajtur realicionin.

Është një situatë që presioni politik deri në këtë masë sa ta bëjë qesharake në sytë e gjykatës. Prandaj çështja ishte e montuar, pjesë e luftës politike dhe përfundoi si e tillë sepse nuk ka vepër penale në këtë histori”, tha Ristani.

Ristani sqaroi edhe njëherë se çështja e lobimit rus është luftë politike.

“Është e vërtetë që ky term është i luftës politike midis palëve. Në këtë çështje ka pasur një kontratë mes një kompanie skoceze dhe një lobisti amerikan. Një veprimtari që nuk ka të bëjë me PD. Pronarët e kësaj kompaanie skoceze ishin ca emra sllavë. Mbi këtë është abuzuar, por kjo kontratë e ka të shkruar që veprimtaria nuk është për shtet apo për veprimtari politike. E thashë këtë për të treguar se gjithë këto terma janë pjesë e nxitjeve politike.

Unë nisem që nga akuza personale ndaj meje. Për çdo student të juridikut është  e qartë që termi falsifikim me mosveprim, është term i shpikur. Falsifikimi është një vepër penale që qendron vetëm me veprim. Duke qenë se ata shpikën këtë lloj termi që duhet t’i turpërojë në këtë fakt”, theksoi Ristani.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjykata vendosi të pushojë çështjen e lobimit rus nga PD, ku të pandehur ishin, Luzlim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!