Lobimi rus i PD-së në SHBA, Arben Ristani i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë

schedule14:36 - 18 Qershor, 2019

schedule 14:36 - 18 Qershor, 2019

Në ditë pasi Prokuroria e Tiranës urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm, ish-sekretari i  Partisë Demokratike Arben Ristani u paraqit pranë organit të akuzës ku u njoh me aktet e dosjes hetimore për çështjen e lobimit të PD-së në SHBA.

Pas daljes nga prokuroria Ristani u shpreh se nuk ka asnjë prove kundër tij dhe se gjithçka është e iniciuar politikisht.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike u shpreh jashtë organit të akuzës se prokurorët nuk kanë asnjë provë dhe se ai nuk ka lidhje me këtë  çështje.

Për këtë çështje se bashku me Ristanin  të pandehur janë marrë kryedemokrati Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi. Ata akuzohen  “për falsifikimin e vulave, stampave ose formulareve  dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Kreu i PD refuzoi  të paraqitej në prokurori ditën e hënë në orarin e caktuar dhe për këtë arsye është urdhëruar shoqërimi i detyrueshëm i tij më datë 20 qershor në orën 9:30, por nëse Basha dhe Dervishi paraqiten vullnetarisht ne organin e akuzës para kesaj ore ky urdhër bie poshtë.

Në lëtërporosinë e mbërritur nga SHBA flitet për 3 shuma të ndryshme të dhurura nga PD-ja në llogari të kompanisë Biniata Trade, e cila është e regjistruar ne Edinburg, por nga hetimet rezuton të jetë me dy pronare ruse.

Sipas organit të akuzës, partia demokratike ka deklaruar në KQZ vetëm shumën prej 25 mijë dollarësh që është kësti i  parë ndërsa dy këstet e tjera me vlerë 625 mijë dollare nuk janë të deklaruara./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!