Lobimi i PD/ Ristani: Kemi vepruar brenda ligjeve

schedule20:14 - 12 Mars, 2018

schedule 20:14 - 12 Mars, 2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, është shprehur se partia e tij ka vepruar brenda ligjeve përsa i përket çështjes së lobimit.

“Kemi vepruar gjithmonë në mënyrë zyrtare dhe brenda ligjeve. Ky është boshti i PD”, u shpreh Ristani.

I pyetur nëse ishin në dijeni rreth biznesmenëve rusë që zotëronin “Biniatta Trade”, Ristani shprehet se kjo bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet e përditshme.

“Ne kemi lobuar me atë kompani që kemi lindur kontratë, pjesa tjetër është e gjitha për të shpërngulur vëmendjen nga skandalet e përditshme”, tha sekretari i përgjithshëm i PD-s.

Një javë më parë në revistën investigative amerikane “Mother Jones” u publikua një shkrim i gjatë e i detajuar mbi lobimin e Lulzim Bashës në SHBA, në të cilin thuhej se financues të PD-s ishin dy biznesmenë rusë./abcnews.al