Lobimet e SHBA, Gerald Gjeogjini thirret në SPAK për lidhjet e Metës

schedule13:31 - 22 Korrik, 2025

schedule 13:31 - 22 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i arrestuar prej tetorit të kaluar për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie. Të martën është thirrur  për t’u pyetur në prokurori Gerald Gjeogjini, i njohur ndryshe si operatori i ish-presidentit në takimet që ai zhvillonte.

Mësohet se Gjeogjini është thirrur si person që ka dijeni për lobimet në SHBA në vitin 2014 dhe lidhjet e tij personale me Ilir Metën.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-Lëvizjes Socialsite për Integrim në SHtetet e Bashkuara të amerikës dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për Metën gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit por edhe gjykata e larte kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 9 muajsh të mbahet i izoluar në burgun 313 ne kryeqytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!