Llogaridhënia e zyrtarëve/ Kryemadhi shpjegon nismën ligjore: Ajo që kërkoj përmes këtij ligji është transparenca!

schedule20:16 - 4 Qershor, 2024

schedule 20:16 - 4 Qershor, 2024

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Real Story”, foli për kërkesën e saj për nismën e saj ligjore, e cila sipas saj do t’i mundësojë deputetëve mjete më efektive për të kërkuar llogari ndaj qeverisjes në të gjitha nivelet.

Ajo theksoi se Shqipëria është një republikë parlamentare dhe llogaridhënia e drejtuesve duhet të jetë prezentë në çdo moment.

“Nuk është se dua t’i jap një rol tjetër pozicionit të deputeti, por efikasitet parlamentarizmit. Ne jemi republikë parlamentare dhe nuk jemi as republike drejtorësh dhe as republikës ministrash. Statusi i deputetit i lejon të drejtën e marrjes së informacionit për çdo gjë që deputeti e ndjen të nevojshme ashtu siç është e drejta për informacion. Ajo që kërkoj përmes këtij shtimi të ligjit, është transparenca, sepse besoj se transparenca e administratës publike dhe shtetërore është e domosdoshme”, tha ajo.

Ajo theksoi se kur e drejta kushtetuese dhe ajo ligjore përdoren me efikasitet, interesi publik është i garantuar.

“E drejta kushtetuese dhe ligjore kur përdoren me efikasitet të plotë, bëjnë që interesi publik të jetë i pacenuar dhe nga ana tjetër është përgjegjshmëria që duhet të ketë administrata publike në përdormini e pushtetit dhe rrit efikasitetin në luftën kundër korrupsionit”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!