Llixhat me koncesion, banorët e Peshkopisë takojnë prefektin

schedule16:47 - 29 Janar, 2019

schedule 16:47 - 29 Janar, 2019

Një përfaqësi e banorëve të lagjes së Llixhave në Peshkopi, zhvilluan një takim me prefektin për t’u sqaruar në lidhje me dhënien me koncesion të ujit të llixhave. Banorët kërkojnë shfuqizimin dhe anulimin e këtij vendimi sipas tyre korruptiv, pasi është në dëm të 35 hoteleve, dhe më shumë se 200 familjeve pritëse. Ata thonë se janë taksapagues të rregullt dhe gjithë investimet e tyre, janë bërë në funksion të llixhave.

Prefekti kishte thirrur për t’u informuar mbi procedurën, edhe dy përfaqesuesit e Bashkisë në Këshillin e Basenit ujor Drin – Bunë, Hasan Manja dhe Ramazan Zili. Prefekti siguroi banorët se shqetësimet e tyre do t’ia përcjellë prefektit të Shkodrës, në cilësinë e kryetarit të këshillit të basenit dhe kryeministrit, për t’u shqyrtuar sërish mënyra se si është vepruar për dhënien me koncesion të llixhave./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!