Lleshaj: Vettingu në drejtësi, një koncept i gabuar. Në polici, thjesht nuk mund të bëhet

schedule09:29 - 26 Tetor, 2022

schedule 09:29 - 26 Tetor, 2022

I ftuar në emisionin LOG., ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u pyet edhe për vettingun në polici, një proces që, sipas gazetarit Endri Xhafo, duket se varet nga humoret dhe parapëlqimet e ministrave të brendshëm. Por ish-ministri Lleshaj u shpreh se vetë vettingu si koncept është i gabuar, sepse prezumon dyshimin, kurse barrën e provës ia lë të akuzuarit.

“Pra unë të dyshoj ty, tha Lleshaj, dhe tani të takon ty të më vërtetosh që je i pafajshëm”.

“Ndalemi pak këtu, u shpreh Xhafo, sepse këtë ma kishin thënë juristë, por është hera e parë që e dëgjoj të artikulohet publikisht. Dhe është e fortë”. “Sepse është e vërtetë, vettingu nuk duhet të kishte filluar, shtoi Lleshaj, është si koncept i gabuar kështu si u bë”.

Gazetari Xhafo vuri në dukje se vettingu në polici filloi nga paraardhësi i Sandër Lleshajt, ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i konsideruar edhe si një nga arkitektët dhe zbatuesit e reformës në drejtësi.

Pyetjes nëse vettingu në polici u pezullua nga rezultatet e vettingut në drejtësi, që zbrazi radhët e gjyqësorit dhe prokurorisë, Sandër Lleshaj iu përgjigj: “Nuk e menduam kaq filozofikisht. Thjesht nga pikëpamja praktike vettingu i mbi 12 mijë uniformave blu, nuk mund të bëhet”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!