Lleshaj reagon sërish: Opozita grup parapolitik

schedule21:00 - 13 Prill, 2019

schedule 21:00 - 13 Prill, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar sërish me anë të një statusi në Twitter ku shkruan se sulmi ndaj 5 punonjëse të policisë së shteti është bërë nga një grup parapolitik.

5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik. pic.twitter.com/0Rv2cQRx3i

— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) April 13, 2019

Ora 20: 20-Ministri i Brendshëm: Plagosja e policëve është një turp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një postim në rrjetet sociale teksa ka postuar foto të një efektivi të lënduar, dënon dhunën në protestën e opozitës dhe thotë se autorët do të mbajnë përgjegjësi.

Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter.

Pas zhvendosjes së protestës para parlamentit, protestuesit u përplasën me policinë. Ata hodhën sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me gaz lotsjellës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!