Lleshaj pas takimit me homologun maqedonas në Pustec: Vendimi për negociatat për dy vendet merret në tetor

schedule13:43 - 30 Gusht, 2019

schedule 13:43 - 30 Gusht, 2019

 

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj për çeljen e negociatave dhe vendimi pritet të merret në tetor. Lleshaj i bëri deklaratat pas takimit me homologun maqedonas në bashkinë e Pustecit ku u diskutua për lehtësimin e procedurave në pikat kufitare që lidhin dy vendet.

“Shqipëria i ka përmbushur më së miri  detyrimet e saj për çeljen e negociatave për në BE”.

Kështu është shprehur ministri i brendshëm Sandër Lleshaj pas një takimi që zhvilloi me homologun maqedonas në bashkinë e Pustecit.

Ai u tha gazetarëve se për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut vendimi do të merret në tetor.

“Detyrat e integrimit evropian të shqipërisë janë përmbushur më së miri dhe kjo ësht certifikuar nga komisioni evropian i cili ka rekomanduar pa kushte hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut dhe ne presim që në një kohë shumë të shkurtër negociatat të hapen. Nuk ka ende një vendim, as për shqipërinë as për Maqedoninë”.

Mes dy ministrave u ra dakort për një lehtësim të procedurave në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit./ABC News Albania 24/7