Lleshaj i lë stafetën Bledi Çuçit, Rama: Protesta duhet të na bëjë të reflektojmë

schedule16:16 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 16:16 - 18 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Bledi Çuçin në krye të ministrisë së Brendshme në prezencë edhe të ish-ministrit të dorëhequr nga ky post Sandër Lleshajt. Rama u ndal tek protestat për vrasjen e Klodian Rashës që prodhuan pikërisht këtë rokadë në një prej ministrive më të rëndësishme, duke theksuar se ato duhet të na bëjnë të reflektojmë.

“Për këtë arsye edhe pjesëmarrja këtu është e reduktuar në numër. Pavarësisht pranisë së reduktuar fizike, këtë kalim stafete këtu mund ta përcjellim gjerësisht bashkë me mesazhet përkatëse. Para pak ditësh qeveria suedeze ka publikuar anketimin për policimin në komunitet dhe do të doja që rezultatet e këtij anketimi të jenë hapi i parë i ministrit të ri të Brendshëm. Pasi bëhet fjalë për një anketim të pavarur dhe domethënës për të pasur një ecuri objektive dhe një pasqyrë besnike të marrëdhënieve mes policisë dhe qytetarëve.

Në këtë proces janë pyetur qytetarët mbi perceptimin e tyre për policinë e shtetit dhe aspekte të ndryshme të punës së saj. Nënvizoj se bëhet fjalë për një pasqyrë mbres-lënëse sa i përket potencialit të përmirësimit. Ky ,moment ndodhi si rezultat i një ngjarje. Dhe unë dua ta nis me fundin, jo zanafillën për të shkuar pastaj edhe tek zanafilla. Kur them fundin kam parasysh shpërthimin e një proteste të veçantë që duhet të na bëjë të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë, e minorenëve e fëmijëve për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara.

Një fakt tejet fatkeq por sidoqoftë domethënës jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj policisë së shtetit. Një agresion io frymëzuar dhe i nxitur për vite me radhë por edhe për të kuptuar përtej saj. Duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme kur fëmijët janë mish për top për organizata terroriste që kanë qëllime ekstreme”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!