“Ato duar që u ngritën kundër Ina Nukës kërkojnë reagim të vendosur të policisë”. Kështu u shpreh Sandër Lleshaj në fjalën e parë si Ministër i Brendshëm lidhur me protestën e dhunshme para Kuvendit të banorëve që do u shemben shtëpitë te Unaza e Re, ku u plagos edhe efektivja Ina Nuka.
Gjatë aktivitetit të Policisë për “Siguri, inovacion dhe Progres”, ministri Lleshaj tha se verbëria politike e ka potencialin për të sjellë dëme në shoqëri.
“Verbëria politike e ka potencialin për të sjellë dëme në shoqëri. Izolimi i dhunës kërkon edhe reflektim shoqëror”– u shpreh Lleshaj. /abcnews.al