Lleshaj betohet si ministër i Brendshëm tek presidenti

schedule21:50 - 23 Nëntor, 2018

schedule 21:50 - 23 Nëntor, 2018

Sandër Lleshaj është zyrtarisht ministri i ri i brendshëm. Pas votimit në seancë plenare të dekretit presidencial që miratoi propozimin e kreut të qeverisë Rama për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm, ky i fundit bëri betimin përpara presidentit të republikës Ilir Meta. Dekretimi i Sandër Lleshajt si ministër erdhi pas atij që e zhveshi nga gradat ushtarake që mbante. Sandër Lleshaj u propozua nga kryeministri Rama për marrjen e postit të dikasterit të rendit pas dorëheqjes s ëish-ministrit Fatmir Xhafaj nga ky post./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!